Opozita vazhdon protestat para Bashkisë Tiranë, prej disa javësh radhazi.

Protestuesit kanë vendosur para godinës goma dhe tymuese, skenar ky i përsëritur në çdo tubim të opozitës.

Ndërkohë risi është që policia ka hequr gardhin metalik që është vendosur në çdo protestë, për të mos lejuar demostruesit t’i afrohen bashkisë.