Policia hungareze ka arrestuar kapitenin e anijes që u përmbyt në lumin Danub, duke shkaktuar të paktën 7 viktima. Policia tha se kapiteni 64-vjeçar dyshohet se nuk është treguar i kujdesshëm për sa i përket trafikut ujor, duke shkaktuar përplasjen e anijes me një tjetër.
Anija kishte në bord turistë nga Koreja e Jugut, dhe u përmbyt vetëm shtatë sekonda pas përplasjes. Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 21 personave të zhdukur, por shpresat se ata mund të jenë gjallë janë shuar.
Një hetim penal ka filluar për incidentin. Nga ana tjetër, autoritetet e Koresë së Jugut ankohen se turistët nuk kanë qenë të pajisur me jelekë shpëtimi.





