Policia ka arrestuar dy persona ditën e sotme, pasi akuzohen për shitjen e narkotikëve. Personat e arrestuar në flagrancë teksa shkëmbenin drogën janë shtetasit Blendi Stankaj, 46 vjeç, dhe Reid Kisha, 22 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambjenteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpëndahet lëndë narkotike tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit personal të shtetasit Blendi Stankaj iu gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një sasi tjetër lënde narkotike Cannabis Sativa.
Lënda e gjetur rezultoi me peshë 1.983 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.





