Mes 38 personave, pjesë e super-operacionit të koduar “Shpirti” është edhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i arrestuar në vitin 2017 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, për të cilin vetëm pak javë më parë, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg, por do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Pasi ishte dënuar, Lelaj ishte shpallur në kërkim nga policia e cila e kërkonte në çdo cep të vendit, ndërkohë që ai ka qenë në Vlorë, duke shijuar “lirinë”.

Mësohet se Lelaj, kur ka pikasur se SPAK ka shkuar për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës për t’i shpëtuar arrestimit, por pasi është hedhur ka pësuar një frakturë në këmbë. Për këtë arsye, ai është nisur në spital, ku pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, është shoqëruar drejt Tiranës.