27 300 bimë kanabis janë asgjësuar nga policia në kuadër të luftës kundër kultivimit të narkotikëve. Në sajë të operacionit policor, u zbuluan 14 parcela të hapura rishtazi dhe të mbjella me kanabis, në vendin e quajtur Bamull, në fshatin Luzat të Tepelenës.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.