Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme zonën e Laknasit në Kamëz, ku një i moshuar vrau fqnjin e tij dhe plagosi një tjetër.

70-vjeçari Maliq Marku qëlloi me armë zjarri pas një konflikti në drejtim të fqinjëve të tij, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën si dhe plagosi Besim keçën.

Ndëkrohë shefi i komisariatit të Kamzës, tha për mediat se Marku u arrestua në banesën e tij dhe arma e krimit mbahej nga ai pa leje.

Shkak për konfliktin u raportua se ka qenë një kanal i ujërave të zeza që kalonte pranë banesave të tre personave të përfshirë në rast.

Po ashtu mësohet se konflikti mes tyre daton rreth 3 vite më parë dhe se policia ka pasur dijeni për zënkat e mëparshme mes fqinjve.

“Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç.

Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta.

Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt”, u shpreh shefi i Komisariatit të Kamzës.