DURRËS, 22 janar 2014 –Në 19 janar policia rrugore italiane bllokon një makinë me katër shqiptarë brenda në të. Nga hetimet e kryera rezultoi se të tre shqiptarët kishin pasur probleme me ligjin në Itali. Gjykatësi i Paqit vendosi të dëboheshin shqiptari me inicialet E. C. me precedentë të shumtë penalë dhe me dy vjet burg të pakryer; shqiptari F. T. me leje hyrje turistike 90-ditësh të skaduar, pa precedentë penalë në Itali; X. S. i dënuar katër herë për shitje kokaine dhe që ka shkelur urdhër-dëbimin nga Italia. Shqiptarët F. T. dhe X. S. u dëbuan nga Italia duke u imbarkuar në tragetin e linjës Ankona-Durrës të shoqëruar nga policia italiane. F. T. u dërgua në burg për të mbaruar dënimin e mbetur.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





