Policia italiane ka sekuestruar 24 milionë paketa të asaj që njihet si droga e luftëtarëve në portin e Gioia Tauro. Sipas hetuesve italianë trafiku i drogës drejtohet nga ISIS dhe do t’i kishte sjellë ekstremistëve një fitim prej 50 milion eurosh.
Më shumë se 24 milionë paketa droge, të njohur si droga e luftëtarëve me një vlerë prej 50 milion eurosh u sekuestruan nga policia italiane në portin e Gioia Tauro.
Paketat me tramadol, një substancë sintetike, vinin nga India dhe do dërgoheshin në Libi. Sipas informacioneve të shërbimit të inteligjencës, trafiku i tramadolit drejtohej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ISIS për të financuar aktivitete terroriste.
Hetimet nisën nga Guardia di Finanza në Xhenova, që në muajin maj të këtij viti sekuestroi një tjetër sasi të konsiderueshme të së njëjtës drogë. Droga e cila tregtohet në kokrra shitet për 2 euro një kokërr
Tramadoli njihet si droga e luftëtarit, sepse përdorimi i saj është më i shpeshtë në luftërat në Lindjen e Mesme dhe ndihmon luftëtarët të përballojnë më mirë sforcimet fizike
Pjesa më e madhe e fitimit do të përdorej për të financuar grupe ekstremistësh në Libi dhe Irak./ABCNews