Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptar dhe një shtetas  grek në Athinë. Tre shtetasit e ndaluar po transportonin mbi 41 kilogramë marijuanë. Ndalimi i tyre u realizua pas kontrollit të policisë në makinë ku u gjetën 40 pako me marijuanë.

Lënda narkotike e cila arrin peshën totale 41 kg 920 gramë marijuanë, ishte fshehur në një vend të posaçëm në mjet.

Në pranga ranë shqiptari 32-vjeçar dhe shtetasi grek 58 vjeç të cilët ndodheshin në makinën ku u gjet droga, e më pas u arrestua edhe një bashkëpunëtor i tyre, një shqiptar 34-vjeçar.

Policia greke sekuestroi dy automjete, 9 aparate celularë, si dhe 350 euro.