Në qarkun Berat janë goditur dy raste të kultivimit të kanabisit. Rasti i parë ka ndodhur në Poliçan i cili ka rezultuar në arrestimin e tre qytetarëve. Në fshatin Zhitom i Vogël, është evidentuar bimë narkotike kanabis në afërsi të tokës së 60-vjeçarit Metush Selenica.

Përveç autorit të dyshuar, janë vënë në pranga kryeplaku Pëllumb Qoraj, 56 vjeç dhe Inspektori i Shërbimit Pyjor, Jorgo Lilaj për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Rasti tjetër i kultivimit të bimës kanabis është evidentuar në fshatin Bistrovicë, Dimal ku është shpallur në kërkim 46-vjeçari Shaiper Dhembo si autor i dyshuar. Në ullishten e cila ndodhet në pronësi të tij u gjendën bimë të dyshuara si kanabis.

Për këtë ngjarje është arrestuar kryeplaku Bistrovicë, Jashar Avduramani, 70 vjeç për shpërdorim të detyrës.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të tjera.