Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tepelenës, pasi akuzohen për kultivimit të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit: Albion Zhola, 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, Eugen Xhebra, 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë si dhe Klerian Gjinushi, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve A. Zh., 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe K. Gj, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi.”, njofton policia.