Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr në një lokal në zonën e Plazhit në Durrës.
Për ngjarjen, policia e Durrësit, në bazë të veprimeve të para hetimore, informon se shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike te frigoriferi.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Biznesi është në pronësi të shtetasit Xh. I. 36 vjeç, shqiptar i Maqedonisë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.





