TIRANË,20 gusht 2013 – Zbardhet vrasja e 32-vjecarit, i cili humbi jetën gjatë tentativës së grabitjes në një fabrikë inertesh mëngjesin e djeshëm në Arbanë. Policia pas ngjarjes ka arrestur në flagrancë bashkëpunëtorin e viktimës Andi Allamani, 28-vjec, lindur dhe banues në fshatin Arbane për veprën penale “të vjedhjes” , si dhe rojen e objektit, Kleander Zefi, 18-vjec, lindur në Puke dhe banues ne Tirane për veprat penale te “Vrasjes me dashje” dhe “Armbajtjes pa leje”.
“Arrestimi i tyre u bë, sepse dje rreth orës 01.00, në fshatin Arbanë, komuna Vaqarr – Tirane, shtetasit: – Andi Allamani dhe Astrit Zyber Marku, 32 vjec, lindur në fshatin Gurre-Kukës dhe banues në fshatin Arbane-Tiranë kanë shkuar me mjetin tip “Opel Ascona”, me targa TR 1190 B, për te vjedhur materiale hekuri me piken e inetreve ne pronesi te shtetasit S. M., ku pasi jane futur ne kete objekt keto dy shtetas janë pikasur nga roja i objektit shtetasi Kleander Zefi, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit të tyre me një armë zjarri tip Kallashnikov, te cilën e mbante pa leje te organeve kompetente. Si pasoje e të shtenave ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Marku, i cili ndodhej i ulur ne sendilen e pare të pasagjetit, ndërsa shtetasi Andi Allamani, i ndodhur në drejtim te mjetit është larguar me shpejtesi pa marrë dëmtime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga nga grupi hetimor, per hetimin e krimeve te renda te Policise se Tiranes, u kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, u sekuestruan prova materiale si arma e krimit, gëzhoja, fisheke. etj. Materialet i jane referuar Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane, për veprime të mëtejshme.
Policia: Ja si ndodhi vrasja e 32 vjecarit dje
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





