Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Anastas Durrsaku”, në lagjen nr. 1.
Sipas njoftimit, automjeti me drejtues shtetasin I. B., 22 vjeç, përplasi biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi S. Gj., 74 vjeç. I moshuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në rrugën “Anastas Durrsaku”, në lagjen nr. 1, automjeti me drejtues shtetasin I. B., 22 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Gj., 74 vjeç.
Shtetasi S. Gj. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
22-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar rrethanat e këtij aksidenti.
LEXO EDHE:





