Tiranë, 15 korrik 2014 – Policia jep detaje të reja në lidhje me mjetin që shpërtheu dje tek “Rruga Ura”, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas hetimeve të policisë rezulton se mjetit që ka shpërthyem, një "Volsvagen Polo" me targë AA 868 EE i është vendosur një sasi eksplozivi në pjesën e parme të saj.

Po sipas policisë, objektiv i sulmit ka qenë drejtuesi i mjetit, shtetasi Sulejman Allushi i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. 25 persona janë shoqëruar nga policia sot në lidhje me atentatin me eksploziv të telekomanduar në distancë, ndaj Allushit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas ndihmës së specializuar mjekësore.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka ngjallur panik tek banoret përreth, ndërkohë që automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme. 

Policia po heton dhe mbi konflikte të mundshme të Sulejman Allushit, i cili mban detyrën e kreut të këshillit të komunës Dajt, por edhe të vëllait të tij i cili është drejtor i paraburgimit 313.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/