Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para zyrtare në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi këtë pasdite, kur xhaxhai vrau nipin e tij 35-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, sqarohet se Mirsad Kuçi është qëlluar me thikë në afërsi të teatrit “Migjeni”, ndërsa autori, xhahxhi i viktimës, Bujar Kuçi 62 vjeç, është arrestuar në flagrancë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.