Tre persona, mes të cilëve edhe një prokuror në Prokurorinë e rrethit Mat janë plagosur nga një aksident rrugor që ka ndodhur në Burrel.
Policia ka dhënë detajet e para, se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së shtunës në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Burhanit”, ku janë përplasur dy automjete.
“Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasi E.K., rreth 41 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip “BMW X5”, është përplasur me automjetin tip “Golf Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi L.B, rreth 59 vjeç, (efektiv policie në Komisariatin Mat). Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi L.B., dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet shtetasi A.M. rreth 44 vjeç, (Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Mat), dhe djali i tij A.M., rreth 11 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë larguar për në banesë”, sqaron policia.
Të dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në vendin e ngjarjes ku grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes së automjeteve.





