Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen që ndodhi në zonën e Lungomares në qytetin bregdetar mbrëmjen e sotme. Policia thotë zyrtarisht se viktima është me iniciale M.Xh (O) 37 vjeç. Viktima ka ndërruar identitet dhe rezulton me precedent penal.

Sipas policisë, viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Autori është larguar më këmbë mes pallateve.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit mbërritën Delta Forcë e FNSH.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur disa gëzhoja, ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O).