Policia e Tiranës ka kallëzuar penalisht pranë Prokurorit të Përgjithshëm 9 deputetë e deputete të Partisë Demokratike për protestën e dhunshme të mbajtur dje te liqeni artificial.
Sipas njoftimi të policisë, janë kallëzuar Flamur Noka, Albana Vokshi, Gert Bogdani, Genc Pollo, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Edi Paloka dhe Ridvan Bode, të cilët akuzohen për 5 vepra penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Deputeti Gent Strazimiri është kallëzuar gjithashtu, ndaj të cilit, përveç këtyre veprave penale, rëndon dhe ajo e “armëmbajtjes pa leje”.





