Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçari pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike. Procedohet penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Rreth Baz.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.