Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një zyrtar të lartë në Tiranë pasi e ka gjetur atë në shkelje të hapur ligjore.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.M, 46-vjeçar, administrator i një njësie administrative në kryeqytet.

46-vjeçari është ndaluar nga policia gjatë një kontrolli rutinë, teksa ishte pasagjer në makinën e një miku të tij, shtetasit me inicialet N.O, 56-vjeçar.

Policia ka gjetur në makinë vulën e njësisë administrative, një akt ky kundraligjor. Madje policia dyshon se vula shtetërore është përdorur për të vulosur vërtetime të falsifikuara.