Policia e Shtetit ka reaguar ditën e sotme përmes një deklarate për mediat, në lidhje me shitblerjen e votës.
Policia ka publikuar dhe disa foto ku shihen disa aparate fotografikë posaçërisht për fotografim vote, pas rasteve të evidentuara të shitblerjes së votës. Policia e Shtetit thekson se disponon informacion të mjaftueshem se elementë të caktuar kanë në përdorim si dhe kanë shpërndarë si këto aparate me të cilat do të tentojnë të fotografojnë votën si dëshmi për votën e blerë.
Policia e Shtetit paralajmëron çdo qytetar që ka rënë pre e tentativës për shit-blerjen e votës të heqë dorë në kohë nga ky aktivitet kriminal, pasi do të përballet me forcën e ligjit.
NJOFTIMI I POLICISË





