Policia e Durrës po zhvillon operacion në të gjithë Qarkun për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Në operacionin që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit e në vijim, pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Qarkun e Durrësit kanë ushtruar kontrolle 40 grupe, ku janë angazhuar 200 punonjës policie të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Durrës.
Deri në këto momente, në të gjith territorin në juridiksion të qarkut Durrës, janë ushtruar kontrolle në sera , tunele, ish-reparte ushtarake, në banesa të pabanuara si dhe në objekte të ndryshme dhe territore të hapura që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivimin e bimëve narkotike.
Kontrollet masive do të vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.





