Nga qyteti në zonën e plazhit e në çdo rrugë patrulla të policisë së komisariatit të Durrësit të ndihmuara edhe nga FNSH-ja, kanë shtuar kontrollet në popullatën që del jashtë apartamenteve.

Në qytet patrullat e policisë po ushtrojnë kontrolle në disa subjekte biznesi të cilat janë hapur ndërsa u zgjat edhe fasha e orarit të lëvizjes.

Gjoba janë vendosur në subjektet që ushtrojnë aktivitet pa leje, ndërsa në zonën e plazhit qytetarët dalin në momentin që makinat e policisë lëvizin për patrullim. 

Qytetarët që shkojnë në plazh janë pa leje, ose lejen e miratuar prej  ‘90 minutash për të kryer shërbimet e domosdoshme e shfrytëzojnë për të dalë shëtitje në bregdet, largohen me vrap sapo mbërrijnë forcta blu.

Qytetarët e dinë që është e palejueshme të dalin në bregdet në këtë periudhë, pavarësisht se i ruajnë apo jo distancat. 

Sapo mbërrijnë makinat e patrullës të gjithë ikin sepse e dinë që mund të ndëshkohen me gjobë deri në 200 mijë lekë.

K.H.