Zduket në det për më shumë se tre orë një pushues 31-vjeçar. I riu me emrin Doland Molla, banues në Skrapar, kishte shkuar për t’u larë në një prej plazheve në Currila, e teksa ka lënë në çadër rrobat dhe mjetet e tjera, pasi ka hyrë në det nuk ka mundur të dalë dot më prej andej.
Ngjarja ka alarmuar dy miqtë e tij të cilët kanë lajmëruar policinë kufiatare, dhe kjo e fundit me mjete e personel ka nisur kërkimet por deri tani nuk është bërë e mundur të bjerë në gjurmët e të riut.
Policia është vënë në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë ende atë.





