Mediat koreane-jugore kanë publikuar disa pamje në të cilat shihen njësitë policore, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është fiziku i tyre mbresëlënës.
Ata pozuan për një qëllim bamirësie dhe paratë e fituara do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët që kanë qenë viktima të abuzimit.
Kjo ka tërhequr shumë shpejt vëmendjen në rrjetet sociale.
Sipas tyre është një shembull i përkushtimit të këtyre punonjësve të policisë ndaj komunitetit, jo vetëm nga roli i tyre si mbrojtës të ligjit, por edhe si qenie njerëzore të shqetësuara për drejtësinë sociale dhe mirëqenien e njerëzve më të cenueshëm.
Ky kalendar do të dalë në shitje duke filluar nga 1 tetori.