15 nëntor 2014 –  Policia e kufitare e qytetit të Bufalos më 12 nëntor 2014  arrestoi Bardhok Tushën, 30 vjeç dhe bashkëshorten e tij Kleda Tushën, 20 vjeçe. Ata u akuzuan se kishin hyrë ilegalisht në Amerikë. Cifti shqiptar u gjet i fshehur në një kamion të ngarkuar  me prokate hekuri. Shofer i kamionit ishte shqiptari 50 vjeçar Tonin Ndoja, i cili është mbajtës i kartës FAST, që i jep privilegjin për t’u kontrolluar më pak dhe më rrallë, kur kalon në pikat amerikane të kufirit. 

Gjykata e Bufalos e liroi nga salla e gjyqit çiftin e shqiptarëve të akuzuar për kalim të paligjshëm kufiri. Gjyqi për Tonin Ndojën u shty në 4 dhjetor. Në rast se Tonini shpallet fajtor, ai rrezikon një dënim maksimal prej 10 vitesh burg dhe 250 000 dollarësh gjobë si i akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/