Një person i shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike është vënë në pranga.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se është arrestuar Genci Koraqe, 46 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i tij u bë në në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet.

Gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë kufitare, Koraqe rezultonte person i shpallur në kërkim dhe arrestimi i tij u bë menjëherë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë personale “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.