Të gjithë personat, përfshirë edhe ata shqiptarë që do të hyjnë në Kosovë do të vetëizolohen për 7 ditë nëse ata nuk kanë bërë tamponin 4 ditët e fundit.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit në Kosovë, por që bie në kundërshtim me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili një ditë më parë tha se karantinimi për 7 ditë nuk është i vërtetë.

Sipas Qendrës së Menaxhimit Kufitar në Kosovë, në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë dhe kur ekipi mjekësor vlerëson se ata që kanë simptoma të COVID-19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Për të hyrë në Kosovë, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë.