Durrës, 9 qershor 2013 – Policia kufitare në bashkëpunim me seksionin e antidrogës pranë drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, kanë goditur një tjetër rast trafikimi të lëndëve narkotike në portin e qytetit bregdetar.
60 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin rrulot me targa AA 912 GJ, ndërsa në prangat e policisë përfundoi transportuesi i lëndës narkotike Ardian Hajdari, 40 vjeç nga Fieri.
Policia bën me dije se transportuesi do të udhëtonte drejt Barit me një nga tragetet e linjës, ndërsa paraprakisht dyshohet që sasia e lëndës narkotike kishte destinacion Italinë.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet.
/e.a Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





