Dy të rinj janë ndaluar të udhëtojnë drejt vendit fqinjë, Itali, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit në Pikën e Kalimit Kufitar në portin më të madh në vend kanë paraqitur dokumente identifikimi të parregullta.
Kështu, shtetasi A.L, vjeç 22, dyshohet se ka paraqitur para efektivëve të kufirit pasaportë të falsifikuar.
Ndërsa shtetasi N.Sh, vjeç 30, banues në fshatin Pjetërshtic, u kap me një pasaportë maqedonase, që do ta përdorte me ngjashmëri.
Për dy të rinjtë ka nisur procedimi penal për akuzën “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.





