TIRANE, 06 mars 2013 – Teksa kanë kaluar dy javë nga vrasja e kryekomisar Dritan Lamaj, policia ka forcuar masat për të marrë në mbrojtje familjarët e tij.
Burime nga brenda familjes bëjnë me dije pë agjencinë e lajmeve Sot se policia i ka siguruar mbrojtje të posaçme. Ndërkohë që prej disa ditësh në banesën e tyre qëndrojnë me turne efektiv të policisë në ruajtje, Policia e Shtetit ka vendosur një tjetër masë.
Të njëjtat burime theksojnë se brenda ditës së sotme familja e kryekomisarit tashmë të vrarë për shkak të detyrës do të transferohet në një rezidencë të fshehtë me vendim të qeverisë.
Policia, ndërsa nuk mundi të parandalonte krimin e rëndë ndaj kryekomisar Dritan Lamajt, mundohet t’u vijë në ndihmë vajzës së mbetur jetime dhe bashkëshortes, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.





