2 korrik 2015 – Një person i arrestuar në Tiranë, është mbajtur i shtrirë në tokë me pranga në duar, për minuta të tëra.

Ndërkohë që efektivët e policisë vijojnë me procedurat ligjore, të bën përshtypje fakti që e kanë lënë të prangosurin përdhe për shumë minuta, ndoshta pa qenë e nevojshme.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga portali “Jeta osh qef’, ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në hyrje të Tiranës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/