Për disa orë me radhë, thuajse 300 mjete u bllokuan në Qafë Murriz mbrëmjen e djeshme për shkak të reshjeve të dëborës. Pasi Policia evakuoi të gjithë pasagjerët, u raportua se Rruga e Arbrit ishte e kalueshme.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm policia ka mbyllur rrugën e Arbrit pa asnjë njoftim paraprak pas bllokimit mbrëmë.
Qarkullimi është mbyllur si për autmojetet nga Tirana në drejtim të Dibrës, ashu edhe për ato që kalojnë nga Klosi në drejtim të Tiranës. Policia i ka komunikuar qytetarëve të mbetur në mes të rrugës se hapja e kalimit do të bëhet në orën 10:00.