18 shtator 2015 – Një denoncim i pazakontë është bërë në Elbasan ndaj policisë. Ramazan Rreshka akuzon uniformat blu se i kanë grabitur rakinë, turshitë, reçelin e specat djegës. Rreshka pretendon se janë rreth 400 litra raki që janë marrë nga disa efektivë.
70-vjeçari thotë për “Vizion Plus” se rreth orës 12 pas mesnatës policët kanë hyrë në shtëpinë e tij pa autorizim dhe me dhunë. Ai i është drejtuar me një ankesë Drejtorisë së Elbasanit, por nuk ka marrë përgjigje.
Ramazan Rreshka deklaron se policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe ka ndaluar vajzën si dhe dhëndrin, por pa dhënë sqarime mbi motivet. Nga ana tjetër, sipas “Vizion Plus”, polica konfirmon se kontrolli ka qenë i ligjshëm dhe po verifikohet origjina e mallit pasi dyshohet se ka hyrë kontrabandë.
/portali DurresLajm/