Policia e shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e automjetit në Shkallnur të Durrësit, me të cilin dyshohet se autori i vrasjes Julian Gjoshi u largua nga vendi i ngjarjes. Në njoftim policia thotë se nuk është konstatuar ndonjë send i kundraligjshëm.

Më poshtë njoftimi:

Policia e Shtetit

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm.

Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.