Strukturat policore kundër krimit ekonomik në policinë e shtetit kane nisur një aksion për verifikimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë evazion fiskal. Në një njoftim të Policisë së shtetit bëhet me dije se janë kryer një sërë kontrollesh në më shumë se 30 subjekte në Tiranë dhe Shkodër, ndërkohë që janë ndaluar der në këtë moment 17 persona.
Më poshtë njoftimi i Policisë së Shtetit:
Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.
Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.
Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.