28gusht 2015 – Policia rrugore merr masa ekstreme. Edhe për një gjobë të papaguar brenda afatit 30 ditor mjeti bllokohet. Në rast të konstatimit të makinës në përdorim, për të cilën pronari ka marrë qoftë edhe një gjobë të çfarëdolloj vlere, mjeti shkon në pikën e bllokimit.
Masat nisin prej 1 shtatorit dhe vetëm pasi të shlyhet gjoba dhe pagesa e karroatrecit. Nga ana e policisë kërkohet që pronarët e mjeteve të kryejnë verifikimin nëse kanë marrë gjoba, për të mos u përballur me masën e bllokimit të menjëhershëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





