25 qershor 2015 – Prej orëve të para të mengjesit, forcat e policisë të mbështetura nga ato te FNSH-së dhe RENEA kanë nisur mësymjen në fshatin famëkeq të Lazaratit.
Ndërkohë që policia bën me dije se do të kontrollohet çdo hapësirë e komunës, mësohet se RENEA ka kontrolluar banesat e Arbion dhe Alban Alikos, si dhe të dorëzuarit Sebastian Shurdhi.
Grupi hetimor i cili kryesohet nga prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, këqyri vendin ku u goditën dje efektivët e policisë. Në vendngjarje janë evidentuar 10 vatra zjarri, janë sekuestruar 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë e një thikë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/