Pak pas mesnate në një lokal në Podujevë të Kosovës ku këndonte reperi i njohur Capital T ka ndodhur një incident.

Befasisht në lokal ka hyrë policia, e cila ka ndërprerë performancën ‘live’ të reperit. Ndonëse mësohet se policia kishte hyrë për të ndaluar pronarin e lokalit, i akuzuar për prishjen e qetësisë publike, kjo situatë ka shkaktuar panik tek fansat. Një një video ata dëgjohen teksa ulërijnë të revoltuar ndaj uniformave blu.

Sakaq reperi Trim Ademi (Capital T) është larguar me shpejtësi dhe lokali u mbyll nga policia.

Mësohet gjithashtu se lokali në fjalë nuk kishte licence për të punuar pas orës 12 të natës.