TIRANË – Në orët e vona të ditës së premte një studente, 23 vjeçare është rrëmbyer me dhunë nga një i ri nga Lezha dhe është dërguar në një motel në Sauk.
Anxhelo Lekgjonaj me forcë ka futur në një taksi me targë TR 197 T studenten Malvina P. dhe e ka dërguar në një motel në Sauk.
Falë informacioneve të marra komisariati Nr.3 i policisë së Tiranës u vunë në ndjekje dhe arritën të arrestonin Lekgjonajn, duke shmangur përdhunimin.
Sipas policisë së Tiranës i arrestuari ishte person i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës, për vjedhje.





