Policia e Korçës është vënë në kërkim të një 12-vjeçare, e cila rezulton e zhdukur nga shtëpia që prej ditës së djeshme.

Familjarët kanë thënë në polici se vajza e tyre A.D. vazhdimisht komunikonte përmes rrjeteve sociale me persona në moshë madhore.

Dyshohet se dikush prej tyre mund ta ketë mashtruar. Në lëvizje për këtë rast është vënë sektori i antitrafiqeve në policinë e Korçës.