Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin në Durrës ka kontrolluar një më një të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike një ditë më parë, duke penalizuar 8 persona, pasi drejtonin pa leje drejtimi motorët e tyre.
Të gjitha rastet janë konstatuar ditën e hënë më 12 mars, te vendi i quajtur “Katër rrugët e Fllakës”.
Policia bën me dije se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për këta shtetas:
- shtetasin I.SH, vjeç 59, banues në Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yianxing” pa targë. Neni 291 i Kodit
- shtetasin N.A, vjeç 56, banues në Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.
- shtetasin D.G, vjeç 24 banues në fshatin Fllakë, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Limfan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
- shtetasin M.K vjeç 50, banues në Katund të Ri, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yianxing”. Neni 291 i Kodit Penal.
- shtetasin S.T vjeç 66, banues në Katund i Ri, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Limfan”. Neni 291 i Kodit Penal.
- shtetasin Z.K, vjeç 63, banues në Katund i Ri, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Hali”. Neni 291 i Kodit Penal.
- shtetasin E.L, vjeç 17, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.
- shtetasin A.GJ, vjeç 20, banues në Katund të Ri, Durrës, pasi në rrugën fshati Qerret-Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Pezho”. Neni 291 i Kodit Penal.





