Gjatë një kontrolli që uniformat blu ushtruan në një lokal në pronësi të shtetasit B.H., vjeç 45, banues në Sukth, u zbulua se aty ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit.
Më datë 29.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për pronarin e këtij lokali, informon policia në një njoftim zyrtar të sajin.
Pas konstatimit, blutë e Durrësut bllokuan në cilësinë e provës materiale 13 kompjutera pa dokumentacion si dhe një shumë lekësh.





