AFRIKA JUGORE– Policia në Afrikën Jugore i është bashkuar kërkimit për mijëra krokodilë, që janë larguar nga një fermë gjatë vërshimeve të fundit në këtë vend.
Zyrtarët thanë sot se së paku 7 mijë krokodilë kishin ikur nga një fermë, afër kufirit me Zimbabvenë dhe Botsvanën.
Deri tash janë zënë afro 2 mijë krokodilë.
Shumica e krokodilëve janë më të mëdhenj se dy metra. Policia i ka alarmuar njerëzit, që të kenë kujdes dhe të mos hyjnë në ujëra.