Policia e Tiranës informon zyrtarisht se gjashtë persona mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e aksidentit të rëndë në rrugën e Rinasit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.40 minuta ku tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Më datë 23.06.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e bluve.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, teksa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.