11 Mars 2015 – Një ditë para protestës së Partisë Demokratike që do të zhvillohet në Tiranë, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët të jenë të pajisur me karta identiteti, në rast se kërkohet verifikim nga uniformat blu.

Në një dalje publike, zv.drejtori i Policisë, Altin Qato, tha se kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve për bllokimin e disa akseve rrugore, me qëllim mbarëvajtjen e tubimit.

“Policia e Shtetit do të marrë masa të plota me synim parandalimin e çdo paligjshmërie dhe garantimin e plotë të të drejtës për të protestuar paqësisht”, tha Qato.

PD do të protestojë nesër në sheshin “Skënderbej”, sipas saj, kundër varfërisë dhe rritjes së kriminalitetit në vend.