7nëntor 2015 – Janë gati 3 km vijë bregdetare të ndotura nga hidrokarburet e lëshuara në det nga shkaktarë që janë ende të paidentifikuar. Për këtë ngjarje policia e Durrësit, në bashkëpunim me policinë kufitare ka nisur hetimet, duke u ndihmuar edhe nga inspektorë të mjedisit.

Këta të fundit kanë marrë mostra nga zona për t’i krahasuar me ato të anijeve që kanë kaluar ditët e fundit. Në vend ishte dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili e konsideron si ndotjen më të rëndë të ndodhur në Adriatik.

Ai akuzoi strukturat për këtë rast, duke i quajtur të vonuar në reagim, ndërsa tha se vetë ai e kishte mësuar situatën nga banorë të Plazhit. “Janë marrë mostrat dhe deri të hënën do të dalin përgjegjësit e ndotjes. Në të kundërt do t’i propozoj kryeministrit Rama marrjen e masave”, theksoi ministri Koka.

/portali DurresLajm/