Largohet nga shtëpia një adoleshente nga Durrësi.
Nga informacionet zyrtare të policisë, mësohet se Specialistët për Krimet kanë nisur punën për gjetjen e shtetases V.T. 17 vjeçe.
Ka qenë nëna e vajzës, shtetasja V.T. 48 vjeçe, ajo që ka denoncuar në polici largimin e së bijës.
Sipas kallëzimit të nënës, mësohet se adoleshentja është larguar në drejtim të paditur nga banesa ditën e shtunë.
Nuk dihen ende rrathanat që e kanë shtyrë 17-vjeçaren të largohet në këtë mënyrë nga shtëpia dhe duke alarmuar prindërit e saj.
Ndërkohë që vijon puna për gjetjen e saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





