Policia e Shtetit publikon pamje nga gjendja nëpër rruget kryesore të vendit, në shumë qytete, nëse zbatohet apo jo shtetrrethimi.
Në video duken rrugët bosh dhe vetëm makina të parkuara, sipas vendimit për bllokimin e lëvizjes.
“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”, apelon policia.





